Goditen ndërtimet pa leje në jug, Prokuroria e Sarandës lëshon dhjetëra urdhër-arreste

Goditen ndërtimet pa leje në jug, Prokuroria e Sarandës lëshon dhjetëra urdhër-arreste

Pikat kryesore

  • Prokuroria e Sarandës ka lëshuar sot mbi dhjetëra urdhëra arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë si dhe biznesmenë apo ndërtues.
  • Deri më tani në pranga ka rënë një efektiv i policisë dhe një biznesmen.
  • Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil.

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar sot mbi dhjetëra urdhëra arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë si dhe biznesmenë apo ndërtues. Deri më tani në pranga ka rënë një efektiv i policisë dhe një biznesmen. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil. Një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar në shtrirje të gjerë. Deri tani mësohet se janë ekzekutuar vetëm dy urdhër arreste, një efektiv i Komisariatit të Sarandës dhe një biznesmen, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ndërkohë që vijojnë kontrollet e banesave dhe mjediseve të tjera për ekzekutimin e urdhër arresteve. Masë sigurie është vendosur edhe për biznesmenët Arjola Dhrami dhe Xhaferr Bajo si dhe Merdar Koshi, personi i cili dyshohet se ka ndetuar disa kate pa leje, ka masë sigurie. Deri tani te arrestuarit jane Kristofor Shkrepa, inspektor i policise se zones ne Ksamil dhe Alqi Papa, pronar i hotel “Oasis” ne Sarande. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Mesazhi është i qartë për çdo punonjës që shkel ligjin, llogaritë do i kenë me drejtësinë IKMT zbarkon në Sarandë/ Aksion në plazhin që u bë shkak për arrestimin e shefit të komisariatit të qytetit Sarandë, policët ndihmonin kriminelët/ Favorizuan ndërtimin në pronën e një personi që u vra në tetor 2025

Lini një Përgjigje