Pikat kryesore
- Ka nisur e seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
- Në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meta shihet teksa bisedon me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, teksa Kryemadhi qëndron indiferente e ulur në vendin e saj.
- Ashtu si dhe në seancat e tjera, prania e kamerave brenda në sallë për të bërë transmetimin live, nuk është lejuar dhe të gjithë mediat janë nxjerrë jashtë.
Ka nisur e seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, Meta shihet teksa bisedon me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, teksa Kryemadhi qëndron indiferente e ulur në vendin e saj. Ashtu si dhe në seancat e tjera, prania e kamerave brenda në sallë për të bërë transmetimin live, nuk është lejuar dhe të gjithë mediat janë nxjerrë jashtë. Gjyqtari i çështjes Erion Bani tha se mediat do të lejohet të filmojnë vetëm kur të merret vendimi.