Pikat kryesore
- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si po funksionon procedura penale në Shqipëri, duke marrë si shembull çështjen e “Sterilizimit”, ku në gjykim është ish-ministri Ilir Beqja.
- Çështja “sterilizimi” ku gjykohet ministri Ilir Beqja, është një tjetër provë se sa i keq dhe shumë i keq është ligji proçedural penal.
- Është një provë se si ndërhyrjet e pjesshme dhe të papjekura që bëhen në ligje dëmtojnë të tërën.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si po funksionon procedura penale në Shqipëri, duke marrë si shembull çështjen e “Sterilizimit”, ku në gjykim është ish-ministri Ilir Beqja. Në një postim në profilin e tij, Manjani argumenton se ndërhyrjet e papjekura në ligjin procedural penal kanë krijuar një situatë absurde, ku sipas tij gjykata rrezikon të marrë rolin e prokurorit, duke cenuar parimin themelor të një gjykimi të paanshëm. Ligji proçedural që shuan gjykatën e paanëshme. Çështja “sterilizimi” ku gjykohet ministri Ilir Beqja, është një tjetër provë se sa i keq dhe shumë i keq është ligji proçedural penal. Është një provë se si ndërhyrjet e pjesshme dhe të papjekura që bëhen në ligje dëmtojnë të tërën. Dua të sqaroj që në fillim mezipritësit dhe hazërxhevapët e helmuar me mllef politik dhe antinjeri “të drejtësisë popullore e sociale”, se kjo që po përpiqem të shpreh nuk ka lidhje me Ilir Beqen apo interesat e tij. Ato interesa i mbron vetë Ai me avokatët e tij. Por kjo që po shpreh, ka lidhje me garancitë e zeruara proçedurale të gjithkujt që ka të drejtën themelore të gjykohet nga një gjykatë e PAANËSHME. Prokuroria ka ngritur një akuzë X dhe e dërgon në gjykatë çështjen për gjykim. Gjykata e seancës paraprake, pra që nuk ka shqyrtuar ende asnjë provë nga dosja, urdhëron që të mos jetë akuza X, por të bëhet Y. Këtu fillon edhe kalvari i ecejakeve të çështjes, në përpjekje për të identifikuar se kush është prokurori e kush do jetë gjykatësi që do gjykojë akuzën e ngritur nga gjykata tashmë?! Një molepsje absurde rolesh e detyrash që ske nga e kap. Një kalavar që duket se të paktën formalisht dje gjykata e themelit duket sikur e ka zgjidhur. Por formalisht sepse në esencë Ilir Beqajn nuk e akuzon më Prokuroria, por gjykata që presupozohet ta gjykojë. Ta gjykojë me akuzën që ka ngritur vetë!!! Dmth të akuzon, të gjykon e me shumë gjasë të dënon gjykata. Të tjerët janë kot aty në sallën e gjyqit… Drejtësi, jo shaka! 1. Kush e ka të drejtën të akuzojë në një proçes penal, prokurori apo gjykatësi?! 2. Nëse e ka edhe gjykatësi, kush është gjykata e paanëshme që do e gjykojë akuzën që ka ngritur vetë?! Absurde, apo jo?! Më tej akoma, a mund të quhet sistemi ynë i gjykimit penal akuzator, apo kemi një rrëshqitje në inkuizicion penal?! Në një sistem akuzator, akuzën e ngre prokurori. I pandehuri mbrohet me të njëjtat mjete që i jepen prokurorit. Gjykata qëndron mbi palët dhe gjykon strikt mbi akuzën e sjellë nga njëra anë dhe, pretendimet e mbrojtes nga ana tjetër. Ajo, gjykata pra, nuk mund të vendosë vetë një akuzë të re sepse, as është prokurori e as është gjykatë inkuzicioni. Të paktën në kornizën e një rendit demokratik kështu është. Principi e kërkon që kur gjykatësi gjen se akuza e sjellë për gjykim nuk është e mbështetur në fakte,ai/ajo e rrëzon akuzën dhe, nuk ka detyrim të bëjë akuzë të re. As nuk mund të bëjë një akuzë të re!