Ky projekt është në qendër të vëmendjes sepse sipas burimeve konfidenciale për “Vetting”, projektimi i këtij tenderi ka shkelje të mundshme pasi mund të ketë kosto të tejfryrë nga kostoja reale.
Sipas auditueses Meri Lika, në tenderat e shtetit ka abuzime në përgjithësi.
Sipas informacioneve që gjenden në dokumentat standarte të tenderit shtesë, duket qartë që janë punime, të cilat janë preventivuar edhe në tenderin e parë dhe rezulton pagesë e dyfishtë për punë të prokuruara njëherë.