GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK”, Albatros Rexhaj: mesazhet e ambasadorit Wendt…

GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK”, Albatros Rexhaj: mesazhet e ambasadorit Wendt…

Pikat kryesore

  • Analisti Albatros Rexhaj tha se mesazhet e ambasadorit të nominuar amerikan ishin të qarta kundër keqpërdorimit të emrit të SHBA-së në debatet politike dhe institucionale në Shqipëri.
  • Sipas tij, SPAK nuk duhet të sillet si “shtet brenda shtetit” , por të ruajë integritetin dhe të mbetet institucion apolitik në luftën kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale.
  • Rexhaj theksoi se qasja e re amerikane ndaj rajonit dhe botës kërkon institucione më të kujdesshme dhe larg përfshirjes në “thashetheme” politike.

Eric Wendt, gjenerali me tri yje i ushtrisë amerikane i nominuar nga Trump për rolin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, u përball këtë të mërkurë me pyetjet e Komitetit të Jashtëm të Senatit Amerikan mbi prioritetet e tij lidhur me këtë detyrë. Analisti Albatros Rexhaj tha se mesazhet e ambasadorit të nominuar amerikan ishin të qarta kundër keqpërdorimit të emrit të SHBA-së në debatet politike dhe institucionale në Shqipëri. Sipas tij, SPAK nuk duhet të sillet si “shtet brenda shtetit” , por të ruajë integritetin dhe të mbetet institucion apolitik në luftën kundër korrupsionit dhe grupeve kriminale. Rexhaj theksoi se qasja e re amerikane ndaj rajonit dhe botës kërkon institucione më të kujdesshme dhe larg përfshirjes në “thashetheme” politike. Ai theksoi gjithashtu se GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK dhe integriteti i SPAK të mos vihet në pikëpyetje. “Mesazhi ishte kornizim, që këtu është abuzuar edhe nga SPAK-u që pas nesh janë amerikanët. SPAK-u sillet si një pushtet i veçantë, është instrument i drejtësisë. Ambasadori do të kujdeset që të mos keqpërdoret emri i Amerikës, pra që SHBA-ja nuk qëndron pas muhabetëve të Tiranës dhe fletërrufeve që shkruhen majtas-djathtas. Mendoj se ambasadori i nominuar ishte shumë i qartë, fokusi tek korrupsioni, që nënkupton edhe aftësinë e grupeve kriminale të penetrojnë shtetin. Koha e njerëzve si Ergys Agasi dhe të tjerëve, edhe sikur të ndërrohet nesër administrata, nuk do të vazhdojnë këto gjëra, janë trende. Amerika po rikompozon qasjen e vet në raport me botën. SPAK-u duhet të marrë disa mesazhe, nuk janë shtet brenda shtetit, nuk kanë kompetenca në punë të jashtme. Kompetencën në punën e jashtme e ka me homologun e vet, e dyta të jenë të vëmendshëm të mos jenë instrument i politikës, ambasadori tha një SPAK apolitik, mos ta bëjnë SPAK-un pjesë të thashethemeve. Integriteti i SPAK-ut të mos vihet në pikëpyetje, pasi tani ka rënë në pikëpyetje. Udhëheqësi i ri e di këtë gjë. Nëse integriteti i tij bëhet njëjtë si GJKKO, GJKKO nuk duhet të jetë noter i SPAK-ut.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! EMRI/ Aksident në Librazhd, ndërron jetë 66-vjeçarja “Wendt, gjeneral që e njeh ushtrinë shqiptare”, Çupi: Ballkani ‘rajon tektonik’, Wendt garanci për sigurinë Minxhozi: Për Amerikën drejtësia e re shqiptare ka rëndësi, qëndrimi ndaj saj ka evoluar!

Lini një Përgjigje