GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

Pikat kryesore

  • Dy ish-drejtorët, të cilët kanë shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë pjesë e një hetimi që po shtrihet gjerësisht në kontratat publike dhe rolin e biznesmenëve të përfshirë.
  • Me dhënien e “dritës jeshile” nga Kushtetuesja, SPAK iu drejtua menjëherë GJKKO-së për autorizimin e radhës, i cili u dha së fundmi, duke lejuar oficerët e BKH-së të hyjnë në komunikimet private të zyrtarëve.
  • Grupi i hetimit, 10 oficerë dhe 3 prokurorë në terren Dosja po trajtohet me intensitet të lartë nga një grup i zgjeruar hetimor.

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Erion Çela, ka autorizuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të nisur këqyrjen dhe analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara dy ish-zyrtarëve të lartë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Dy ish-drejtorët, të cilët kanë shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë pjesë e një hetimi që po shtrihet gjerësisht në kontratat publike dhe rolin e biznesmenëve të përfshirë. Vendimi i Kushtetueses “zgjidh duart” e hetuesve Procesi i këqyrjes së celularëve dhe kompjuterëve ishte pezulluar prej kohësh, teksa pritej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese mbi procedurat e sekuestrimit dhe privatësisë. Me dhënien e “dritës jeshile” nga Kushtetuesja, SPAK iu drejtua menjëherë GJKKO-së për autorizimin e radhës, i cili u dha së fundmi, duke lejuar oficerët e BKH-së të hyjnë në komunikimet private të zyrtarëve. Grupi i hetimit, 10 oficerë dhe 3 prokurorë në terren Dosja po trajtohet me intensitet të lartë nga një grup i zgjeruar hetimor. Prokurorët Klodian Braho, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi po udhëheqin operacionin. Të paktën 10 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë angazhuar për analizën laboratorike të provave digjitale. Pse janë kyçe këto pajisje? Organi i akuzës beson se pajisjet e Elezit dhe Gjylit konsiderohen të rëndësishme për informacionin që mund të mbartin mbi vendimmarrjet në dikasterin e Infrastrukturës. Hetuesit dyshojnë se aty mund të gjenden gjurmë të shkeljeve ligjore që implikojnë jo vetëm dy ish-zyrtarët, por edhe persona të tjerë me peshë në administratë apo botën e biznesit.

Lini një Përgjigje