Gjithë kohës ma keni thënë gabim”, Yll Limani tregon emrin e vërtetë

Gjithë kohës ma keni thënë gabim”, Yll Limani tregon emrin e vërtetë

Pikat kryesore

  • ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani.
  • Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet.
  • Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.

ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta. Në fillim të intervistës artisti u shpreh se në Shqipëri ndodh shpesh që t’i ngatërrojnë emrin, dhe arsyeja është se: Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’. Çfarë mendon se e dallon Yll Limanin nga artistët e tjerë? Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njërëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin. Nuk di të flas për vetën në kuptimin e mirë të fjalës. Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi

Lini një Përgjigje