Pas largimit dramatik nga shtëpia e Big Brother VIP duke u hedhur nga muri rrethues, Gjesti është rikthyer sërish brenda pak orë më vonë. Pamjet e fundit tregojnë se ai duket i tensionuar, ndërsa banorët e tjerë janë përpjekur ta qetësojnë.

Gjendja e tij emocionale duket e rënduar dhe në krah të tij qëndron Egli, i cili nuk është larguar asnjë moment, duke i dhënë mbështetje. Ende nuk dihet se çfarë e shtyu Gjestin të merrte këtë vendim ekstrem, por fansat në rrjet kanë nisur të spekulojnë mbi arsyet e këtij veprimi.
Produksioni nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë masë për Gjestin pas këtij akti të papritur.