Pikat kryesore
- Sot është një ditë mjaft e veçantë për këngëtarin e njohur Gjesti, i cili feston ditëlindjen e tij të 26-të.
- Që në orët e para të mesnatës, rrjetet sociale janë mbushur me urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe dashamirësit e muzikës së tij.
- Ndër të parët që i ka uruar suksese dhe paqe në këtë kapitull të ri të jetës ishte miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, DJ Gimbo.
Sot është një ditë mjaft e veçantë për këngëtarin e njohur Gjesti, i cili feston ditëlindjen e tij të 26-të. Që në orët e para të mesnatës, rrjetet sociale janë mbushur me urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe dashamirësit e muzikës së tij. Ndër të parët që i ka uruar suksese dhe paqe në këtë kapitull të ri të jetës ishte miku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, DJ Gimbo. Ndryshe nga tradita ku vetëm ai që feston merr dhurata, Gjesti ka vendosur të shpërblejë fansat e tij besnikë me një dhuratë të madhe. Sot, fiks në orën 18:00, pritet të lançohet projekti i tij më i ri muzikor i titulluar “SIR”. Ky EP përmban gjithsej 5 këngë të reja, të cilat premtojnë të sjellin një frymë dhe një “sound” krejtësisht të freskët e të ri në tregun tonë muzikor. Shumë urime për Gjestin dhe suksese me publikimin e mini-albumit të tij të ri!