/ Gjermania përgjysmon numrin e kërkesave për azil, Auron Dodi: Pritet të vështirësohet…

/ Gjermania përgjysmon numrin e kërkesave për azil, Auron Dodi: Pritet të vështirësohet…

Pikat kryesore

  • VIDEO/ Gjermania përgjysmon numrin e kërkesave për azil, Auron Dodi: Pritet të vështirësohet dhënia e shtetësisë gjermane News24: Në Gjermani, u përgjysmua këtë vit numri i kërkesave për azil.
  • Politika e luftimit të migrimit të paligjshëm e qeverisë Merz po jep rezultat.
  • Njëkohësisht, partitë në qeveri pritet të ashpërsojnë ligjin e shtetësisë gjermane, duke ndëshkuar me sanksione mashtruesit.

VIDEO/ Gjermania përgjysmon numrin e kërkesave për azil, Auron Dodi: Pritet të vështirësohet dhënia e shtetësisë gjermane News24: Në Gjermani, u përgjysmua këtë vit numri i kërkesave për azil. Politika e luftimit të migrimit të paligjshëm e qeverisë Merz po jep rezultat. Njëkohësisht, partitë në qeveri pritet të ashpërsojnë ligjin e shtetësisë gjermane, duke ndëshkuar me sanksione mashtruesit. Jam lidhur tani në Gjermani me Auron Dodin, në DW. Auron, përshëndetje. A mund të konsiderohet e kryer kthesa në politikën e azilit? Auron Dodi: Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024. Rënien prej 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane shkruajnë se “kthesa në politikën e azilit u krye”. Përsa i përket sistemit gjerman të migrimit kemi padyshim një lehtësim, që konfirmon suksesin e masave të marra. News24: A ka një masë të caktuar të qeverisë së kancelarit Merz që lidhet me suksesin e rënies së shifrave? Auron Dodi: Suksesi mendoj që lidhet me ndërveprimin e disa masave. Që kur erdhi në pushtet, në maj, qeveria Merz dërgoi sinjale në disa fusha njëkohësisht: me kontrolle kufitare, me përgjigje negative të aplikimeve dhe me dëbime. Më konkretisht, koalicioni aktual qeveritar ka zbatuar masa më të rrepta për mbrojtjen e kufirit. Dërgoi në kufi forca të shumta shtesë të policisë federale. Dhe shumica e azilkërkuesve ilegalë vijnë pikërisht nga kufiri tokësor, me shtete të sigurta fqinjë me Gjermaninë. Sapo janë kapur duke kaluar kufirin, migrantët ilegalë që vinin nga shtete të sigurta në Gjermani, janë kthyer pas nga policia. News24: A janë 100.000 kërkesa për azil në Gjermani një shifër e ulët, në terma absolutë? Auron Dodi: Për Gjermaninë sot, për shumë vetë kjo është një shifër e ulët aplikimesh për azil. Natyrisht, 13 vjet më parë, midis viteve 1998 dhe 2012, aplikimet për azil kanë qenë shumë më të ulëta se sot. Po e kuptoj pyetjen tënde, përsa i përket një sfondi më të gjerë. E qartë është se të njëjtat shifra që Gjermania i konsideron të ulëta, janë alarmuese për shtete të tjera evropiane, si. për Britaninë e Madhe. Sa erdhën këtë vit në Gjermani, po mbi 100.000 azilkërkues, shkuan vjet në Britaninë e Madhe, për herë të parë kaq shumë, në historinë e vendit. Sivjet (2025) atje kanë mbërritur madje 110.000 vetë. Kjo e ka detyruar edhe qeverinë aktuale britanike, qeveri laburiste, të nxisë një ashpërsim të thellë të sistemit të azilit. News24: Çfarë do të ndodhë tani? A mund të konsiderohet në rrugë zgjidhjeje çështja e azilkërkuesve dhe migrimit ilegal në Gjermani? Auron Dodi: Janë bërë hapa të duhur, po çështja shihet ende larg zgjidhjes. Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për azilkërkues që rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur një shifër të lartë shpërdorimi. Vërtet që Gjermania ka nevojë për të huaj, si fuqi punëtore, por kryesisht për fuqi punëtore të kualifikuar, jo për migrim ilegal. Konservatorët tani kërkojnë që koalicioni të vazhdojë të reflektojë për ata që janë ligjërisht në Gjermani dhe duan shtetësinë gjermane. Politikanë konservatorë thonë se që dikush e merr shtetësinë gjermane, vetëm se ka plotësuar vitet në Gjermani, pa një lidhje të vërtetë me Gjermaninë, nuk ndihmon në forcimin e vendit. Këtu mendohet se ka ende shumë për të bërë. News24: A pritet të vështirësohet dhënia e shtetësisë gjermane? Auron Dodi: Po. Partitë konservatore, CDU/CSU dhe SPD sipas gazetës Bild, që i referohen edhe burime të tjera, duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, do të mund të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane vetëm pas dhjetë vjetësh. Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës 10 vjeçare, ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që lehtëson që kërkesa t’u refuzohet me ligj. Personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri në riaplikim, edhe kur mashtrimi I I tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.

Lini një Përgjigje