Gjermani: Ministria e Mbrojtjes ndalon përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile

Gjermani: Ministria e Mbrojtjes ndalon përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile

Pikat kryesore

  • Pas dekadash tkurrjeje, Bundeswehr-i n Gjermani do të shtojë trupat.
  • Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat.
  • Ministria e Mbrojtjes ndalon shndërrimin e pronave ushtarake dhe përdorimin civil të tyre.

Pas dekadash tkurrjeje, Bundeswehr-i n Gjermani do të shtojë trupat. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat. Ministria e Mbrojtjes ndalon shndërrimin e pronave ushtarake dhe përdorimin civil të tyre. Arsyeja është kërkesa në rritje për lokacione ushtarake për shkak të zgjerimit të planifikuar të forcave të armatosura, njoftoi ministria. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin, ngrirja e konvertimit fillimisht prek 187 ish-prona ushtarake në pronësi të Agjencisë Federale për Pasuri të Paluajtshme. Ato janë thelbësisht të përshtatshme për përdorim nga Bundeswehr, sipas ministrisë. Ato përfshijnë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin. Këto hapësira do t’i shtohen një “rezerve strategjike të truallit” për të siguruar disponueshmërinë në plan afatshkurtër nëse është e nevojshme. Ky ndalim pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të tokës. Nils Hilmer, Sekretari i Shtetit përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes, shpjegoi se qeveria është plotësisht në dijeni të implikimeve të vendimit dhe po përpiqet të marrë në konsideratë planet ekzistuese civile. Procesi i konvertimit të pronave të Bundeswehr-it për përdorim civil filloi në fillim të viteve 1990 në Gjermani, kur Bundeswehr-i u zvogëlua ndjeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai vazhdoi në vitet 2010 pasi u pezullua rekrutimi ushtarak. Në shumë në këto hapësira në ish-kazermat e Bundeswehr-it janë ndërtuar apartamente./DW BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 21:15 Limaj flet për takimin e parë me Kurtin- Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes 10/28/2025 21:14 Limaj flet për takimin e parë me Kurtin: Më tha jemi të interesuar të jeni pjesë e qeverisjes 10/28/2025 21:12 Kurti për përfundimin e ushtrimit ‘Ujku Shigjetë’: Një hap drejt forcimit të sigurisë kombëtare

Lini një Përgjigje