Pikat kryesore
- Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëhedhur në liqen.
- Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10, të mëngjesit të kësaj të enjteje.
- Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet në zonë.
Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëhedhur në liqen. Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:10, të mëngjesit të kësaj të enjteje. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë polumbarët e RENEA-s nisën kërkimet në zonë. Pas rreth dy orësh kërkime, rreth orës 09:00, polumbarët kanë gjetur në ujërat e liqenit trupin e pajetë të qytetares M. T., rreth 45 vjeçe. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij rasti.