Pikat kryesore
- Debatet në ambientin e izoluar të “shpellës” në “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër formë, ku banorët po përdorin ironinë dhe tekstet e këngëve për të thumbuar njëri-tjetrin.
- Pas disa diskutimeve të mëparshme mes Mirit dhe Selin, kjo e fundit ka zgjedhur të provokojë situatën duke përshtatur një hit të njohur shqiptar me dinamikat e lojës dhe emrat e banorëve që ndodhen në shtëpinë kryesore.
- Teksa qëndronin së bashku, Selin ka nisur të këndojë: “Ti mos u bo nervoz me mu, se ky maraz ka me t’shkatru.
Debatet në ambientin e izoluar të “shpellës” në “Big Brother VIP Albania” kanë marrë një tjetër formë, ku banorët po përdorin ironinë dhe tekstet e këngëve për të thumbuar njëri-tjetrin. Pas disa diskutimeve të mëparshme mes Mirit dhe Selin, kjo e fundit ka zgjedhur të provokojë situatën duke përshtatur një hit të njohur shqiptar me dinamikat e lojës dhe emrat e banorëve që ndodhen në shtëpinë kryesore. Teksa qëndronin së bashku, Selin ka nisur të këndojë: “Ti mos u bo nervoz me mu, se ky maraz ka me t’shkatru. Zemër mos vuaj”. Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Mirit, i cili e ka ndërprerë duke thënë: “ S’kam asnjë lloj meraku me ty… Se mos kujton se po ma drejton mua këtë gjë. Asnjë lloj meraku s’kam me ty.” Edhe pse Selin theksoi se ishte thjesht kënga e Elvana Gjatës, ajo vazhdoi me vargjet e ndryshuara: “ Zemër mos luaj natë e ditë për mua. Se për ty Gimbo unë po vuaj.” Pas kësaj, Miri i është përgjigjur prerë: “ Bravo, ik te Gimbo mbaro punë. Shko te Gimbo, unë s’kam punë me ty.”