Gentjan Llatjes: 89 — “Nga thirrjet e Gentjan Llatjes ‘allahu akber’, te fjalimi që do më…

89 — “Nga thirrjet e Gentjan Llatjes ‘allahu akber’, te fjalimi që do më përgatiste Gaz…

Pikat kryesore

  • Një javë më parë tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy!
  • Nuk e dinim se kishim aq shumë djersë në trup sa pantallonat na u bënë qull madje u lag dhe dyshemeja!
  • Genc Gjonçaj nuk qante, gati pëlliste e rrezohej për dysheme!

Kronika tregon esnafllek pas tmerrit në avion! Një javë më parë tek ktheheshim me balonë nga Viena pamë tmerr me sy! Më shumë po shkonim drejt esfelit se drejt tokës! Bërtisnin gratë e qanin trimat! Stjuardesat bënin kryq. Ishte nata e gjykimit. Nuk e dinim se kishim aq shumë djersë në trup sa pantallonat na u bënë qull madje u lag dhe dyshemeja! Genc Gjonçaj nuk qante, gati pëlliste e rrezohej për dysheme! Ndukte veshët e flokët i bindur qe nuk do ti duheshin me! Ulërimat e tij të këpusnin shpirtin! Kush i ndihmon tre buajt e parlamentarizmit qe Shqipëria të veje mbroth?” Nga një shkundje në tjetrën me drejtohej mua: “E ke rehat ti se fjalimin për ty e bën Gaz Bardhi apo nuk është njeri i fjalës? Plot miq e shokë ke në media, ata do të qendisin alamet portreti, po për mua do nxjerre Kostaqi ndonjë fjalim nga sirtari i vitit 89, se nuk i kam bërë hazer as zyrën pas kthimit qerratait!” Këshilltari im Dori trim dridhej si purtekë e recitoi 15 “Ave Maria” që me gjasë Zoti i dëgjoi! “Mos e çojnë Bake xhanin prapë në Kushtetuese kur të dekretojë datën!? Te shkojë njeriu si qeni në rrush, si keshtu? Sa do me mungojë reformatori i madh Mazniku shkrehej me tersellimë! Unë isha mbledhur sa një portokall e në mendje me shkonin lloj lloj mendimesh e mornicash! Herë pas here ja jepja piskames dhe çirrja faqet! Mendoja rrëkenë e lotëve që do lëshonte Jorushi (Urushi) i Tabakëve në Jozefinën dhe e imagjinoja veten tek vertitesha si trung i kalbur në kënete aso dynjaje nga sasia e ujit. Trandjen qe do i shkaktoja Kryezevendes Liderit si shok armësh po kaq se përtypja lehtë! Mallin e Albanës e të Oerdit! Po Sarën e Kiduinen kush do i bëjë personazhe? Mejtimet e Bores dhe habinë e saj filozofike kush do t’i vinte ne dukje? Po fjalimet e Ervin Hoxhës kush do t’i degjojë? Kur Etilda do të marrë lajmin do e mbulojë zia e pikëllimi se shokët e partisë duan ta harrojnë dhe Kronika e kujton si Ati i dashur evleterit! A thua do gëzohet Tezja? – me sembonte brënga! A do kishte kush tjetër sy për bikotinat e Antonetës? Po kujtimet qe do shkruante Dilua e retoriken e Shalsit ku e gjej atje? Kush do ma trazoje midenen si Salianji në atë kob e monotoni? Pafundësi mendimesh me sulmonin po për fat rrotat prekën tokën dhe Jeta rinisi sërish! Duke i zbritur ato shkalle i premtova Hyut qe do jem më i dashur me motrani e shoqeni, më i drejtë me te gjithë, më reflektues për gjerat e rendesishme dhe që shkatojnë emocione të verteta! Hyra në salle dhe i shihja me mall të gjithë si i kthyer nga Hadi! U preka ne sedër dhe e duartrokita. Në ekran dukej Mamica teksa Rutte kodoshi e përqafonte! Ja bëri faqet shoshe me gudulisje, jarebi mos bëftë hajer dhe fap me shkop i binte televizorit! Pirrush Dengu na qerasi me tre buzëqeshje dhe iku se Bota po prishet dhe ai duhet tu prije ushtrive! Gjithë pasaniket e Kuvendit me koprac njeri se tjetri ikën te hanë në restorant; unë mbeta roje si ushtari në karakoll me këto mejtime pas një udhëtimi që të bën më të krishterë!

Lini një Përgjigje