Pikat kryesore
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka mbajtur një takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, bëjnë të ditur nga shërbimi për shtyp i Kuvendit.
- Gjatë bisedës, palët kanë rikonfirmuar raportet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe partneritetin e qëndrueshëm, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunim të ngushtë institucional.
- Temë e takimit ishin edhe prioritetet e agjendës parlamentare, si dhe zhvillimet e tanishme në institucione.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot ka mbajtur një takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes, bëjnë të ditur nga shërbimi për shtyp i Kuvendit. Gjatë bisedës, palët kanë rikonfirmuar raportet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe partneritetin e qëndrueshëm, të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike dhe bashkëpunim të ngushtë institucional. Temë e takimit ishin edhe prioritetet e agjendës parlamentare, si dhe zhvillimet e tanishme në institucione. Në këtë drejtim, u nënvizua nevoja për funksionim efikas të institucioneve demokratike, fuqizimin e rolit të Kuvendit dhe përparimin e reformave në dobi të qytetarëve. Në përfundim të takimit, Gashi dhe Varnes konfirmuan vullnetin e përbashkët për ta thelluar më tej partneritetin dhe dialogun strategjik, thuhet në njoftim.