Një incident alarmant ka ndodhur në Tiranë, konkretisht në zonën e Xhamllikut, ku një gardist, pas një përplasjeje verbale me një qytetar, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka kërcënuar atë. Fatmirësisht, situata nuk ka përfunduar në tragjedi, pasi gardisti nuk ka bërë përdorim të armës. Intervenimi i shpejtë i efektivëve të komisariatit ka ndihmuar në shmangien e një ngjarjeje më të rëndë. Ngjarja është raportuar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të paprecedentë.
Gardisti kërcënon me armë një qytetar në Tiranë, ngjarje e rëndë