Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Pikat kryesore

  • Këtë të hënë, 23 mars 2026, është futur në fuqi Bordi i Transparencës, për çmimet e hidrokarbureve.
  • Përgjatë kësaj jave, pritet dhe mbledhja e këtij bordi për të caktuar çmimet tavan.
  • Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë.

Këtë të hënë, 23 mars 2026, është futur në fuqi Bordi i Transparencës, për çmimet e hidrokarbureve. Përgjatë kësaj jave, pritet dhe mbledhja e këtij bordi për të caktuar çmimet tavan. Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë. Detyra e këtij bordi është monitorimi i kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime. “Do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore, tek monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe patjetër edhe tek sigurimi i furnizimit, për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet”, deklaroi Rama më 21 mars 2026. Tregtuesit që nuk do të mbajnë çmimin e caktuar prej bordit, do ta humbasin të drejtën për të tregtuar, si dhe do t’u konfiskohet malli që kanë në dispozicion. Gjithashu, është vendosur të ulet me 20% akciza e karburantit. Ky vendim do të marrë parasysh taksat dhe, për çmimin e shumicës, do të ketë një marzh prej 3 lekësh për litër, ndërsa për pakicën 12 lekë për litër. Ky mekanizëm, sipas qeverisë, garanton që çmimet do të jenë të kontrolluara dhe nuk do të ketë asnjë abuzim me konsumatorin fundor.

Lini një Përgjigje