FSK të na vjen për ndihmë”, Amir Lushtaku: Situata në Skenderaj, pothuajse alarmante

FSK të na vjen për ndihmë”, Amir Lushtaku: Situata në Skenderaj, pothuajse alarmante

Pikat kryesore

  • Në komunën e Skenderajt, gjendja nga të reshurat raportohet të jetë e rëndë.
  • Kështu është shprehur për Info Magazine në Klan Kosova, zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku.
  • Në orët e mbrëmjes, vërshimet kanë përfshirë të gjitha zonat nga lëviz lumi Klina, duke filluar nga fshati Kuçicë, Klinë e Epërme, Klinë të Mesme, Klinë të Poshtme, e zona tjera.

Në komunën e Skenderajt, gjendja nga të reshurat raportohet të jetë e rëndë. Kështu është shprehur për Info Magazine në Klan Kosova, zëdhënësi i kësaj komune, Amir Lushtaku. “Në Skenderaj, gjendja është pothuajse alarmante. Në orët e mbrëmjes, vërshimet kanë përfshirë të gjitha zonat nga lëviz lumi Klina, duke filluar nga fshati Kuçicë, Klinë e Epërme, Klinë të Mesme, Klinë të Poshtme, e zona tjera. Për momentin, gjendja është shumë e vështirë, dhe lumi Klina pothuajse ka dalë nga shtrati”, deklaroi Lushtaku. Ai tha se disa familje tashmë janë prekur, dhe shtoi se me zjarrfikësit, ekipet emergjente, me policinë e Kosovës kanë tërhequr disa familje. “Deri tash janë dhjetëra familje të janë evakuuar dhe rreziku ekziston skaj lumit Klina. Rreziku vazhdon të jetë i madh, por jemi të mobilizuar”, u shpreh ai, teksa shtoi se kanë nevojë për ndihmë nga institucionet tjera shtetërore. “I kemi dërguar shkresë AME-së dhe FSK-së. Jemi duke pritur përgjigjen e tyre”, tha ai. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/06/2026 23:51 “FSK të na vjen për ndihmë”, Amir Lushtaku: Situata në Skenderaj, pothuajse alarmante 01/06/2026 23:45 Reshjet e shiut vazhdojnë edhe nesër, në mbrëmje borë 01/06/2026 23:34 Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar

Lini një Përgjigje