Pikat kryesore
- Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura.
- Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se FA kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës.
- Begaj shtoi se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.
Sot është 113 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj deklaroi se FA kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës. Begaj shtoi se pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive. “Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite. Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit. Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive. Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, shkruan Begaj./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Egjipti hap muzeun më të madh në botë/ Begaj i ftuar në inaugurim: Një qendër unike e kujtesës njerëzore Begaj pret komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë: KFOR shumë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar”, Begaj pret Ali Ahmetin: Tubimi krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetje unanime