Fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt juglindjes për fundjavë, rëndohet trafiku në…

Fluks i shtuar automjetesh nga Tirana drejt juglindjes për fundjavë, rëndohet trafiku në…

Pikat kryesore

  • Edhe pasditen e kësaj të shtune, qarkullimi rrugor paraqitet i rënduar në aksin nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit.
  • Konkretisht, në zonën e njohur si “Hinka e Shijonit”, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit, është krijuar trafik i dendur.
  • Shkak për këtë situatë është fluksi jashtëzakonisht i madh i automjeteve që udhëtojnë nga kryeqyteti drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për fundjavë.

Edhe pasditen e kësaj të shtune, qarkullimi rrugor paraqitet i rënduar në aksin nga Tuneli i Krrabës në drejtim të Elbasanit. Konkretisht, në zonën e njohur si “Hinka e Shijonit”, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, rreth 4 kilometra nga hyrja e qytetit të Elbasanit, është krijuar trafik i dendur. Shkak për këtë situatë është fluksi jashtëzakonisht i madh i automjeteve që udhëtojnë nga kryeqyteti drejt zonave të Juglindjes, kryesisht për fundjavë. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e trafikut. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e efektivëve për të shmangur incidente dhe vonesa të mëtejshme.

Lini një Përgjigje