Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan, policia dhe zjarrfikësit në terren

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan, policia dhe zjarrfikësit në terren

Pikat kryesore

  • Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në zonën e unazës jugore të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll.
  • Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka rritur nivelin e rrezikut në zonë.
  • Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në zonën e unazës jugore të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse për vënien e flakëve nën kontroll. Sipas informacioneve paraprake, gjatë ndërhyrjes së efektivëve janë dëgjuar disa shpërthime të ngjashme me plasjen e fishekëve, çka ka rritur nivelin e rrezikut në zonë. Ende nuk dihet me saktësi burimi i këtyre shpërthimeve. Në vendngjarje ndodhen edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë, si dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe verifikimin e shkaqeve që çuan në përhapjen e flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Të shtënat në Elbasan, 20 persona në lokal/ I pranishëm edhe nipi i “Oti Kilës”, autori ishte i maskuar VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Vietnam, të paktën 7 viktima Plagosja e trefishtë në Elbasan/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, kush ishte shënjestra e sulmit

Lini një Përgjigje