Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan Shuhet edhe vatra e fundit

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan Shuhet edhe vatra e fundit

Pikat kryesore

  • Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur por disa ekipe të zjarrfikësve dhe efektivë të policisë do të qëndrojne në terren për monitorim të zonës gjatë natës.
  • Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë të tyre.
  • Operacionet u zhvilluan në zona të ndryshme, mes tyre Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë.

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur por disa ekipe të zjarrfikësve dhe efektivë të policisë do të qëndrojne në terren për monitorim të zonës gjatë natës. Ndërkohë më herët, ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë të tyre. Operacionet u zhvilluan në zona të ndryshme, mes tyre Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë. Në terren u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së. Në aksion morën pjesë gjithashtu forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit P

Lini një Përgjigje