FED nuk ndryshon normat e interesit/ Por sinjalizon lehtësim të politikës monetare në…

FED nuk ndryshon normat e interesit/ Por sinjalizon lehtësim të politikës monetare në…

Pikat kryesore

  • Rezerva Federale mbajti normat e interesit të pandryshuara për të tretin takim radhazi, ndërsa politikbërësit po përballen me pasiguri të shtuar lidhur me luftën në Lindjen e Mesme.
  • Rezerva Federale tha se konflikti në Iran ka shtuar rreziqet lidhur me perspektivën ekonomike dhe sfondi ekonomik mbetet i pasigurt.
  • Norma e inflacionit është rritur në 3.3% në Amerikë, i nxitur pjesërisht nga shtrenjtimi i çmimeve globale të energjisë.

Rezerva Federale mbajti normat e interesit të pandryshuara për të tretin takim radhazi, ndërsa politikbërësit po përballen me pasiguri të shtuar lidhur me luftën në Lindjen e Mesme. Vendimi, i cili i lë normat e interesit në intervalin prej 3.50 deri në 3.75% pritet të jetë i fundit i mbikëqyrur nga kryetari Jerome Powell, megjithëse ka sinjalizuar se do të qëndrojë në bordin e bankës qendrore amerikane përtej përfundimit të mandatit të tij. Rezerva Federale tha se konflikti në Iran ka shtuar rreziqet lidhur me perspektivën ekonomike dhe sfondi ekonomik mbetet i pasigurt. Norma e inflacionit është rritur në 3.3% në Amerikë, i nxitur pjesërisht nga shtrenjtimi i çmimeve globale të energjisë. Edhe punësimi është ngadalësuar ndjeshëm, edhe pse papunësia nga ana tjetër mbetet në nivele relativisht të ulëta në 4.3%. Por, Banka Amerikane sinjalizoi se mund të ulë normat e interesit në muajt në vijim. Institucioni po përballet me një ekuilibër delikat midis mbështetjes së rritjes së ekonomisë dhe përmbajtjes së presioneve mbi çmimet. Vendimmarrja e fundit për të mos ndërhyrë në politikën monetare nxori në pah përçarje të mprehta brenda Rezervë Federale, pasi tre zyrtarë kundërshtuan retorikën që sinjalizonte ulje të mundshme të normave në të ardhmen, ndërsa një i katërt bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! FED nuk ndryshon normën e interesit/ Pret rritje të inflacionit për shkak të luftës në Iran Bie nafta në tregjet globale/ Çmimet tërhiqen mes bisedimeve për Ukrainën dhe vendimmarrjes së FED Trump habitet: Gjermania trajtohet më mirë nga tregjet financiare?

Lini një Përgjigje