Pikat kryesore
- Arsenal është kthyer te fitorja në Premier League, duke rindezur sërish shpresat e tifozëve të tij, që shpresojnë t’i japin fund pritjes prej më shumë se dy dekadash për të festuar një titull kampion.
- “Topçinjtë” e Londrës triumfuan 2-1 kundër Wolves, në një ndeshje të vuajtur dhe dramatike, të vendosur vetëm në kohën shtesë.
- Të zotët e shtëpisë dominuan me lojë dhe raste, por gjithsesi duhet të prisnin shumë gjatë për epërsinë.
Arsenal është kthyer te fitorja në Premier League, duke rindezur sërish shpresat e tifozëve të tij, që shpresojnë t’i japin fund pritjes prej më shumë se dy dekadash për të festuar një titull kampion. “Topçinjtë” e Londrës triumfuan 2-1 kundër Wolves, në një ndeshje të vuajtur dhe dramatike, të vendosur vetëm në kohën shtesë. Të zotët e shtëpisë dominuan me lojë dhe raste, por gjithsesi duhet të prisnin shumë gjatë për epërsinë. Pa fat, portieri Johnstone, që me autogolin e tij në minutën e 70-të kaloi në avantazh skuadrën e Mikel Arteta. Arsenal dështoi të vriste garën, ndërsa në limitet e kohës së rregullt rrezikoi të merrte një tjetër goditje të rëndë, kur Arokodare barazoi shifrat. Gjithsesi, vetëm në minutën e katërt shtesë dhe sërish me një tjetër autogol, “Topçinjtë” do të gjenin suksesin e rëndësishëm që i lejon të jenë të qetë në krye të renditjes edhe pas javës së 16 të Premier League. Arseanal numëron 36 pikë në vendin e parë, ndërsa ka në dorën e tij shanset për t’u kthyer te titulli kampion në Angli. Ndërsa pas kësaj sfide, duke se Arteta dhe skuadra e tij kanë edhe fatin me vete, për trofeun duhen edhe fitore të “pista”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Arsenal afrohet me titullin/ “Topçinjtë” nuk ndalen në Premier League, mundin 2-0 Brentford Arsenal në “çatinë” e Europës/ “Topçinjtë” konfirmohen pasi mundin rivalin e frikshëm, Bayern Me sytë nga Londra/ Arsenal dhe Bayern do të luajnë një “finale të parakohshme”