Europa sot ka nevojë për guxim, për t’u ribashkuar”/ Rama nga Berilini: Shqipëria është…

Europa sot ka nevojë për guxim, për t’u ribashkuar”/ Rama nga Berilini: Shqipëria është…

Pikat kryesore

  • Në fjalën e tij, Rama theksoi se “Europa sot ka nevojë për guxim”, duke iu referuar si shembull historik guximit të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl për ribashkimin e Gjermanisë.
  • Ai nënvizoi se zgjerimi i BE-së nuk duhet parë si akt bamirësie, por si domosdoshmëri strategjike, ndërsa paralajmëroi edhe për rreziqet e dobësimit të demokracive nga brenda.
  • Guximin për të pranuar se zgjerimi nuk është bamirësi, është strategji dhe guximin për të mbrojtur demokracinë jo vetëm nga ata që e sulmojnë nga jashtë, por edhe nga gërryerja e ngadaltë që mund ta dobësojë nga brenda.

Kryeministri Edi Rama ishte sot, më 17 qershor, i ftuar nderi në Konferenca Vjetore e Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, ku mbajti një fjalim të fokusuar mbi të ardhmen e Europës, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe sfidat e konsolidimit të demokracisë në kontinent. Në fjalën e tij, Rama theksoi se “Europa sot ka nevojë për guxim”, duke iu referuar si shembull historik guximit të ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl për ribashkimin e Gjermanisë. Ai nënvizoi se zgjerimi i BE-së nuk duhet parë si akt bamirësie, por si domosdoshmëri strategjike, ndërsa paralajmëroi edhe për rreziqet e dobësimit të demokracive nga brenda. Duke folur për rolin e Shqipërisë, Kryeministri u shpreh se vendi është “gati të reformohet, të kontribuojë dhe të marrë përgjegjësitë e veta”, duke e zhvendosur fokusin te pyetja nëse vetë Europa është e gatshme të përmbyllë procesin e saj historik të ribashkimit dhe të veprojë me vendosmëri përballë sfidave të reja. “Europa sot ka nevojë për guxim. Guximin e Kohlit. Guximin për t’u ribashkuar. Guximin për të krijuar novacion. Guximin për të pranuar se zgjerimi nuk është bamirësi, është strategji dhe guximin për të mbrojtur demokracinë jo vetëm nga ata që e sulmojnë nga jashtë, por edhe nga gërryerja e ngadaltë që mund ta dobësojë nga brenda. Shqipëria është gati. Gati të reformohet. Gati të krijojë novacion. Gati të kontribuojë. Gati të mbajë pjesën e saj të përgjegjësisë por pyetja e vërtetë nuk është nëse Shqipëria është gati. Pyetja e vërtetë është nëse Europa është gati? Gati të përfundojë punën ende të pakryer të historisë së vet. Gati të ribashkojë gjeografinë e saj me imagjinatën e saj strategjike. Gati të veprojë mbi bazën e domosdoshmërisë, në vend që të administrojë shtyrjen sepse historia rrallë pret procedura të përsosura. Ajo pret udhëheqje të gatshme të kuptojë momentin dhe të veprojë menjëherë dhe këtu, në Berlin, ku Gjermania dikur gjeti guximin të ribashkonte paqësisht atë që historia e kishte ndarë me forcë, pyetja përpara së cilës gjendet Europa bëhet e qartë kristal: A është Europa gati për momentin e saj të ardhshëm Helmut Kohl? Nuk kam përgjigje!”, u shpreh kreu i qeverisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani luftë hibride Shqipërisë/ Rama nga Gjermania: Sulmet kibernetike janë një problem madhor, kishte edhe dezinformata “Integrimi në BE nuk mund të bëhet një shtyrje pa fund”/ Rama: Na jepni pjesëmarrjen, që të dëshmojmë potencialet tona “Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë

Lini një Përgjigje