Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të…

Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të…

Pikat kryesore

  • “Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43 Nga ENVER S.
  • MORINA Memorie.al / Pas dy botimeve “Masakër në Buzëmadhe” (1996 e 2015), është libri i fundit më i plotë i studiuesit e shkrimtarit Petrit Palushi.
  • Autori zbardh ngjarjen enigmatike të vitit 1944, vit në të cilin u pushkatuan 21 civilë të pafajshëm të Buzë-madhes.

“Është thënë, se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës, Shefqet Peçit, por në të vërtetë, ai e mori…”/ Historia e panjohur e masakrës së Buzë-madhes, ku u vranë 21 burra të pafajshëm, shtator ‘43 Nga ENVER S. MORINA Memorie.al / Pas dy botimeve “Masakër në Buzëmadhe” (1996 e 2015), është libri i fundit më i plotë i studiuesit e shkrimtarit Petrit Palushi. Autori zbardh ngjarjen enigmatike të vitit 1944, vit në të cilin u pushkatuan 21 civilë të pafajshëm të Buzë-madhes. Libri i Petrit Palushit “Masakër në Buzëmadhe”, është një homazh për 21 viktimat e masakrës së 26 shtatorit 1944, është përkujtim dhe përkulje para sakrificës të 16 grave që do të mbeteshin të veja dhe të rritës së jetës të 58 fëmijëve jetimë. Përherë më ka brejtur dhe njëherazi më ka provokuar fragmentarizmi dhe konteksti, si dy nocione që nuk arrij dot t’i anashkaloj! Vetëm rileximi e bënë më të plotë arritjen e një vepre. Filloj ta rilexoi…! Libri “Masakër në Buzëmadhe” (i autorit Petrit Palushi), trajton një nga ngjarjet më të dhembshme në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushkatimin e 21 vetave në shtator 1944 te “Kroi i Bardhë” në Buzëmadhe. Kjo vepër është një homazh për ato viktima dhe një dritësim për pasardhësit e 21 të vrarëve, njëherazi një kujtim dhe pasqyrim për tmerret që ka sjellë Shefqet Peçi, me Brigadën e tij në Lumë.

Lini një Përgjigje