ESHS-Maqedoni: Rriten eksportet me 5.7%, ndërsa importet me 5.9%

ESHS-Maqedoni: Rriten eksportet me 5.7%, ndërsa importet me 5.9%

Pikat kryesore

  • Këto shtete kanë përfaqësuar 50,4% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë me 58,2% të shkëmbimit të përgjithshëm.

Eksporti i përgjithshëm i mallrave ka arritur në 217.977,7 milionë denarë, duke regjistruar një rritje prej 5,70 për qind, ndërsa importi i mallrave ka shkuar në 306.513,7 milionë denarë, me një rritje prej 5,91 për qind. Sipas strukturës së shkëmbimit tregtar të produkteve në bazë të Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare, peshën kryesore në eksport e zënë katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupet e përçuesve ndezës dhe të ngjashëm për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1, si dhe katalizatorë të tjerë bartës. Sa i përket importit, më të përfaqësuara janë platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, vajrat e naftës dhe vajrat e nxjerra nga mineralet bituminoze, përveç naftës së papërpunuar, si edhe automjetet e tjera motorike për transportin e personave. Këto shtete kanë përfaqësuar 50,4% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë pjesë me 58,2% të shkëmbimit të përgjithshëm.

Lini një Përgjigje