Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve…

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve…

Pikat kryesore

  • Në këtë fillimvit, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj.
  • Eugena Tomini, vizitoi bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”.
  • Që nga viti 2019, janë shpërndarë mbi 245 mijë bonuse për të porsalindurit.

Në këtë fillimvit, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Eugena Tomini, vizitoi bebet e ardhura në jetë në minutat e para të vitit 2026, përkatësisht Adea, e lindur në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, dhe Sibel, e lindur në SUOGJ “Koço Gliozheni”. Gjatë vizitës, zv. Programi universal “Bonusi i bebes” është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për mbështetjen e çdo fëmije dhe familjeve të tyre, duke garantuar shpërblim financiar për çdo lindje, pavarësisht statusit social apo ekonomik, si dhe në kuadër të incentivave për rritjen e natalitetit. Që nga viti 2019, janë shpërndarë mbi 245 mijë bonuse për të porsalindurit. Masa financiare e “Bonusit të bebes” varion nga 40 000 deri në 120 000 lekë, në varësi të rendit të lindjes, ndërsa për lindjet e shumëfishta përfitimi është 80 000 lekë për secilën foshnjë në rastin e binjakëve dhe 120 000 lekë për secilën foshnjë në rastin e trinjakëve ose më shumë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale vijon angazhimin për forcimin e politikave sociale në mbështetje të familjeve dhe garantimin e një fillimi të sigurt dhe dinjitoz për çdo fëmijë që vjen në jetë.

Lini një Përgjigje