Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga…

Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga…

Pikat kryesore

  • Një ditë e mbushur me akuza të reja dhe dorëheqje të bujshme, në vazhdën e “ dosjeve Epstein ”.
  • Të gjitha ndodhën pak para se të niste dëshmia e Hillary Clinton-it, e thirrur bashkë me bashkëshortin Bill për të raportuar në Kongres mbi marrëdhëniet e tyre me financierin.
  • Hillary Clinton ka deklaruar ditën e djeshme se ka pak informacione për të ndarë dhe ka akuzuar komitetin republikan se po përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen nga lidhjet e presidentit Trump me Epstein.

Një ditë e mbushur me akuza të reja dhe dorëheqje të bujshme, në vazhdën e “ dosjeve Epstein ”. Në pak orë pasi u publikua një foto e papritur e Stephen Hawking i rrethuar nga modele, erdhi dhe dorëheqja e CEO‑së së World Economic Forum , ajo e pritur prej kohësh e Larry Summers nga Harvard, si dhe ndjesa e Bill Gates ndaj punonjësve të tij. Të gjitha ndodhën pak para se të niste dëshmia e Hillary Clinton-it, e thirrur bashkë me bashkëshortin Bill për të raportuar në Kongres mbi marrëdhëniet e tyre me financierin. Hillary Clinton ka deklaruar ditën e djeshme se ka pak informacione për të ndarë dhe ka akuzuar komitetin republikan se po përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen nga lidhjet e presidentit Trump me Epstein. Për ish-zonjën e parë nuk ka prova të qarta për kontakte me financierin, ndërsa dëshmia e Bill Clinton-it sot pritet me më shumë interes, pasi ai shfaqet në foto dhe mesazhe të shumta të dosjeve. Hillary Clinton ka deklaruar ditën e djeshme se ka pak informacione për të ndarë dhe ka akuzuar komitetin republikan se po përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen nga lidhjet e presidentit Trump me Epstein. Për ish-zonjën e parë nuk ka prova të qarta për kontakte me financierin, ndërsa dëshmia e Bill Clinton-it sot pritet me më shumë interes, pasi ai shfaqet në foto dhe mesazhe të shumta të dosjeve. Dorëheqjen e dha presidenti dhe CEO-ja i Forumit Ekonomik Botëror, norvegjezi Borge Brende, i cili qëndronte në këtë detyrë që nga viti 2017 dhe ish‑ministër i Jashtëm. Prej javësh, forumi kishte nisur një hetim të pavarur mbi praninë e tij në email-et dhe mesazhet me Epstein. Brende ka pranuar se ka darkuar të paktën tre herë me financierin, por ka thënë se nuk ishte në dijeni të së kaluarës kriminale të tij. Emri i Brende shtohet në listën e figurave norvegjeze të përfshira në dosje, mes tyre edhe princesha Mette‑Marit, e cila kishte shkëmbyer mbi 100 email-e me Epstein dhe e kishte vizituar në shtëpinë e tij. Ndërkohë, mediat norvegjeze raportojnë për një tentativë vetëvrasjeje të ish‑kryeministrit Thorbjørn Jagland, ish‑kryetar i Komitetit të Nobelit për Paqen dhe ish‑sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës, i përmendur në dosje për një pushim familjar në ishullin e Epstein-it në vitin 2014. Edhe ish‑sekretari amerikan i Thesarit, Larry Summers, nën hetim për lidhjet me Epstein, njoftoi se do të largohet nga Harvard-i në fund të vitit akademik. Ai kishte dhënë dorëheqjen edhe nga bordi i OpenAI në nëntor. Summers tha se “ ndjehet thellësisht i turpëruar ” dhe se do të përqendrohet në riparimin e marrëdhënieve personale. Bill Gates, nga ana e tij, kërkoi ndjesë para punonjësve të Fondacionit, duke pranuar “ gabimet ” por duke theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai pranoi se kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra ruse, duke mohuar se ato kishin lidhje me trafikun e prostitucionit të Epstein. Gates tha: “ Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Nuk kam parë asgjë të paligjshme. Nuk kam pasur kontakt me viktimat.” Ndërkohë, gazeta britanike Telegraph publikoi një foto të vitit 2006 ku Stephen Hawking, shfaqet pranë një pishine në ishullin St Thomas, gjatë një kongresi shkencor ku mori pjesë edhe Epstein. Dy gratë pranë tij u raportua se ishin modele të Epstein-it, por familja e Hawking sqaroi se ishin kujdestare afatgjata që udhëtonin me të nga Britania. Nuk dihet pse fotoja është përfshirë në dosjet Epstein.

Lini një Përgjigje