Pikat kryesore
- “30 vjeçe dhe ende e virgjër”, me këtë fjali të thjeshtë, këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ndezi një debat të madh në rrjetet sociale.
- Videoja e publikuar nga Enisa për ditëlindjen e saj të 30-të, u bë qendër e debatit në TikTok.
- Në video, këngëtarja përmend disa veçori të jetës së saj në përvjetorin e 30-të.
“30 vjeçe dhe ende e virgjër”, me këtë fjali të thjeshtë, këngëtarja shqiptaro-amerikane Enisa Nikaj ndezi një debat të madh në rrjetet sociale. Videoja e publikuar nga Enisa për ditëlindjen e saj të 30-të, u bë qendër e debatit në TikTok. Në video, këngëtarja përmend disa veçori të jetës së saj në përvjetorin e 30-të. ”Sapo mbusha 30 vjeçe që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër për 3 dekada, por gjithashtu kam punën e ëndrrave të mia, një familje mbështetëse, miq të mirë, qetësi mendore dhe këtë vit do të publikoj edhe albumin tim të parë”, shprehet ajo.