ENBL League: Sigal Prishtina renditet në vendin e parë Sigal Pris

ENBL League: Sigal Prishtina renditet në vendin e parë Sigal Pris

Pikat kryesore

  • Sigal Prishtina ka vazhduar formën e mirë në arenën ndërkombëtare të basketbollit, duke regjistruar fitoren e tretë rresht në ENBL League.
  • Të mërkurën mbrëma, “bardhekaltërit” kanë fituar si mysafirë ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 78:73, në ndeshjen e zhvilluar në “Gopass Arena” të Sllovakisë.
  • Skuadra prishtinase e ka nisur mirë ndeshjen, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 39:32.

Sigal Prishtina ka vazhduar formën e mirë në arenën ndërkombëtare të basketbollit, duke regjistruar fitoren e tretë rresht në ENBL League. Të mërkurën mbrëma, “bardhekaltërit” kanë fituar si mysafirë ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 78:73, në ndeshjen e zhvilluar në “Gopass Arena” të Sllovakisë. Skuadra prishtinase e ka nisur mirë ndeshjen, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 39:32. Në periudhën e tretë, vendasit e kanë përmbysur përkohësisht rezultatin në 56:55, por Prishtina ka reaguar shumë mirë në çerekun e fundit, të cilin e fitoi 23:17, për ta mbyllur takimin me pesë pikë dallim. Më i miri në parket ka qenë Deondre Burns, i cili ka shënuar njëzet e katër pikë, gjashtë asistime dhe dy kërcime, ndërsa Adrio Bailey ka kontribuuar me nëntëmbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime. Kjo është fitorja e gjashtë rresht për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe ato në Superligën e Kosovës. Në dy ndeshjet e mëparshme të ENBL League, prishtinasit kishin mposhtur Gimle Basket (90:79) dhe Brussels Basketball (80:75). Skuadra kosovare renditet në vendin e parë nga 26 skuadrat pjesëmarrëse. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/30/2025 10:38 ENBL League: Sigal Prishtina renditet në vendin e parë 10/30/2025 10:00 Real Madridi kërkon dëmshpërblim financiar nga UEFA për pezullimin e Superligë 10/30/2025 09:22 Prishtina 01 e zhvillon sonte ndeshjen e dytë në “Main Round” në Futsal Champions League

Lini një Përgjigje