Pikat kryesore
- EMRAT/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 27.2.2025, ku u vra në oborrin e banesës 20-vjeçari Pavlin Preka.
- Pas hetimeve janë vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.
- Këta shtetas akuzohen për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
EMRAT/ Zbardhet ngjarja në Shkodër, 20-vjeçari u vra në oborrin e banesës, dy të arrestuar SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 27.2.2025, ku u vra në oborrin e banesës 20-vjeçari Pavlin Preka. Pas hetimeve janë vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku. Këta shtetas akuzohen për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”. Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit Pavlin Preka, e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re. Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, vihen në pranga shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku. Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër. Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”. Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull; V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. loading…