EMRAT/ “Performancë e dobët”, Proda shkarkon drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e…

EMRAT/ “Performancë e dobët”, Proda shkarkon drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e…

Pikat kryesore

  • Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
  • Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.
  • Sakaq, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

EMRAT/ “Performancë e dobët”, Proda shkarkon drejtorin e policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz, ja lëvizjet e tjera Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka. Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi. Sakaq, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër. Mariglen Duçi është emëruar si shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës, ndërsa Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë. Nga ana tjetër Ervis Gjoshi, është emëruar shef i komisariatit në Dibër dhe Sentilian Ndreu është emëruar përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5. loading…

Lini një Përgjigje