Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro më 2024

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro më 2024

Pikat kryesore

  • Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
  • Nga kjo shumë, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vende jashtë BE-së.
  • Në krahasim me 2023-n, shuma totale e dërguar në Shqipëri është rritur ndjeshëm me 12%, ose 224 milionë euro më shumë, ndërsa në raport me 2022-n janë rreth 430 milionë euro më shumë.

Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Nga kjo shumë, rreth 1.4 miliardë euro kanë ardhur nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa afërsisht 670 milionë euro nga vende jashtë BE-së. Në krahasim me 2023-n, shuma totale e dërguar në Shqipëri është rritur ndjeshëm me 12%, ose 224 milionë euro më shumë, ndërsa në raport me 2022-n janë rreth 430 milionë euro më shumë. Sipas Eurostat, këto flukse përfshijnë kryesisht dërgesat e emigrantëve drejt familjeve të tyre, (Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim) si dhe të ardhurat e punonjësve shqiptarë që punojnë përkohësisht jashtë vendit (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet). Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria renditet e treta në Europë për peshën e këtyre transfertave ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rreth 5.1% të PBB-së, pas Bosnjë-Hercegovinës me 7.6% dhe Serbisë me 5.4%.

Lini një Përgjigje