Edon Zhegrova do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit Kombëtarja e Kosovës nuk do të mundë të llogarisë në Edon Zhegrovën për ndeshjet e shtatorit.
Në konferencën për shtyp të selektorit Franco Foda sot, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala njoftoi se ylli kosovar do të mungojë në duelet me Zvicrën e me Suedinë.
Shkak është bërë transferimi i sotëm i futbollistit nga Lille në Juventus, shkruan “Gazeta Express”.
Gjithashtu, Kosovës në ndeshjet e shtatorit do t’u mungojnë edhe Milot Rashica, por edhe Florent Hadërgjonaj.
Foda ka thënë se do të mundohet t’i gjejë mbulimet adekuate për këto mungesa.
Franco Foda flet për gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në Botëror Selektori Franco Foda flet për përballjen e Kosovës me Zvicrën Edon Zhegrova do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit Zhegrova në Juventus, zbulohen detajet e transferit Edon Zhegrova pritet në Juventus edhe me flamur të UÇK-së Edon Zhegrova mbërrin në Torino, kështu i përshëndet tifozët e Juves