Edi zbulon se Dolce ka hyrë në “Grande Fratello”, reagimi i tij

Edi zbulon se Dolce ka hyrë në “Grande Fratello”, reagimi i tij

Pikat kryesore

  • Ashtu siç ishte paralajmëruar nga produksioni, mbrëmjen e sotme në orën 20:00, Edi është përballur me të vërtetën mbi largimin e papritur të Dolces.
  • Deri më tani, ai jetonte me bindjen se banorja kishte lënë garën për çështje gjyqësore, por një video e shfaqur në shtëpi përmbysi gjithçka.
  • Klipi zbuloi misionin sekret, duke nisur nga dhoma e rrëfimit e deri te hyrja e saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, ku do të qëndrojë për 7 ditë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga produksioni, mbrëmjen e sotme në orën 20:00, Edi është përballur me të vërtetën mbi largimin e papritur të Dolces. Deri më tani, ai jetonte me bindjen se banorja kishte lënë garën për çështje gjyqësore, por një video e shfaqur në shtëpi përmbysi gjithçka. Klipi zbuloi misionin sekret, duke nisur nga dhoma e rrëfimit e deri te hyrja e saj në shtëpinë e “Grande Fratello” në Itali, ku do të qëndrojë për 7 ditë. Gjatë transmetimit të videos, Edi u shfaq serioz dhe i habitur, duke dhënë përshtypjen se nuk po i besonte syve për atë që po shihte. Menjëherë pas zbulimit, banorët e tjerë i kujtuan me humor parashikimet e tyre: “A të thamë që nuk është larguar?”. Momenti u mbyll me përqafime nga të gjithë banorët për Edin, i cili u pa dukshëm i lumtur dhe i lehtësuar që Dolce nuk është larguar përgjithmonë. Megjithatë, produksioni e la ende pezull datën e saktë të rikthimit të saj në shtëpi.

Lini një Përgjigje