Pikat kryesore
- Në një shkrim të botuar para disa muajsh, e kam trajtuar rëndësinë që ka zbatimi i parimit të prezumimit të pafajësisë.
- Formulimi i nenit 30 të Kushtetutës është i qartë jo vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët por edhe për shumë të tjerë.
- Arsyet janë nga më të ndryshmet por në këtë shkrim do të ndalemi shkurt vetëm në disa prej tyre.
Në një shkrim të botuar para disa muajsh, e kam trajtuar rëndësinë që ka zbatimi i parimit të prezumimit të pafajësisë. Formulimi i nenit 30 të Kushtetutës është i qartë jo vetëm për prokurorët dhe gjyqtarët por edhe për shumë të tjerë. Në të thuhet: “Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë.” Përse atëhere ky parim cenohet dhe bëhet objekt shqyrtimi deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut? Arsyet janë nga më të ndryshmet por në këtë shkrim do të ndalemi shkurt vetëm në disa prej tyre. Përse i rikthehem këtij problemi? Sepse mendoj se ka paqartësi për shkak të mos njohjes, sepse ka mendime dhe interpretime të ndryshme. Në vështrim të lirisë së shprehjes (neni 10 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut) kjo është normale. Mendimi ndryshe duhet respektuar edhe nëse nuk pajtohesh me të. Argumenti është i nevojshëm në debatin e shëndoshë dhe në shërbim të publikut të gjerë. Mosrespektimi dhe moszbatimi në praktikë i parimit të prezumimit të pafajësisë mund të shoqërohet me pasoja të dëmshme. Prandaj, kërkohet që hetimi dhe gjykimi i çështjeve penale të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe objektiv. Gjykata, në zbatim të prezumimit të pafajësisë “jep vendim fajësie kur i pandehuri rezulton fjator për faktin penal që i atribohet përtej çdo dyshimi” (neni 4 i Kodit të Procedurës Penale) Që prokurorët dhe gjyqtarët të zbatojnë parimin e mësipërm që është element përbërës i procesit të rregullt ligjor (neni 6 i KEDNJ) do të duhej që realisht të ishin të pavarur, të paanshëm, profesionalisht të përgatitur, të papërlyer dhe me integritet. Gjykata ka mision të një rëndësie të veçantë. Është ajo që vlerëson masat e sigurimit të propozuara nga prokurori, që vlerëson materialin hetimor (faktet, provat, thëniet e dëshmitarëve dhe të pandehurve, ekspertimet e ndryshme, etj). Është ajo që zbaton parimin e barazisë së armëve dhe që përfundimisht vendos fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit. Më ka tërhequr vemendjen, portretizimi që i bën figurës së gjyqtarit ish kryetari i Gjykatës së Lartë të Izraelit Aharon Barok, në librin e tij “Gjyqtari në demokraci”. Ai thotë “Si gjyqtar nuk kam platformë politike. Nuk jam person politik i djathtë apo i majtë, fetar apo laik, i pasur apo i varfër, i aftë apo i paaftë. Të gjithë janë qënie të barabarta para syve të mi. I njoh zinxhirët që më lidhin si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë. E kam theksuar shpesh sundimin e ligjit dhe jo të gjyqtarit. Detyrën time unë e shoh si mision. Sa herë që hyj në sallën e gjyqit, hyj me ndjenjën e thellë se ndërsa unë gjykoj, pres edhe të gjykohem”.
Nëse tema lidhet me një personazh publik, interesimi rritet shpesh nga reagimet në rrjete sociale dhe interpretimet e publikut, ndërsa faktet konfirmohen vetëm nga burime zyrtare.
Përditësimet e radhës zakonisht lidhen me deklarata, postime, ose reagime të drejtpërdrejta. Nëse ka sqarime apo zhvillime të reja, artikulli do të përditësohet.