Pikat kryesore
- Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian.
- Gjatë shkëmbimeve, u theksua nevoja për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara.
- “I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë”, shkruan Spiropali.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister. Takimi u fokusua në ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian. Gjatë shkëmbimeve, u theksua nevoja për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali nënvizoi se me eurodeputetët u ndalën në mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në çdo fushë e aspekt, sot si vend kandidat dhe së shpejti si vend anëtar. “I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë”, shkruan Spiropali. Kënaqësi të prisja sot në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), të kryesuar nga Kryetari, David McAllister. * Ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rolin e veçantë e mbështetës të Parlamentit Europian; * Nevojën për të vijuar me vendosmëri reformat, për të maksimalizuar rezultatet, me vitin 2026 kyç për jetësimin e planeve të bashkëdakordësuara. * Rëndësinë e linjëzimit të plotë të politikës sonë të jashtme me atë të përbashkët të BE-së, si investim madhor në forcimin e bashkëpunimit; * Mënyrat për zgjerimin e mëtejshëm dhe diversifikimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet europiane, përfshirë Parlamentin Europian, në çdo fushë e aspekt — sot si vend kandidat dhe së shpejti si vend anëtar — në të mirën dhe të ardhmen e përbashkët, për t’u bërë ballë sfidave dhe paparashikueshmërisë globale në rritje. I falënderova për mbështetjen e procesit të zgjerimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si një investim i vyer për paqen, sigurinë dhe begatinë e kontinentit tonë.