Pikat kryesore
- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan.
- Në lagjen “Brigada 17 sulmuese”, është gjetur një burrë pa shenja jete.
- Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për 60 vjeçarin Vasil Gashi, trupi i të cilit u gjet nga banorët e zonës.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Në lagjen “Brigada 17 sulmuese”, është gjetur një burrë pa shenja jete. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, bëhet fjalë për 60 vjeçarin Vasil Gashi, trupi i të cilit u gjet nga banorët e zonës. Viktima kishte veshur uniformë pune në momentin kur u gjet pa shenja jete, çka ka ngritur dyshime mbi rrethanat e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes dolën policia dhe njësite tjera relevante, të cilët mblodhën edhe provat. Tashmë hetimet lidhur me rastin kanë nisur, për të bërë të ditura shkaqet e vdekjes. Trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi në Mjekësinë Ligjore, raporti i së cilës pritet të zbardh rastin dhe të tregojë nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo ka diçka të dyshimtë në këtë ngjarje të rëndë. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 09:12 E mitura dyshohet se u ngacmua seksualisht nga një person me të meta mendore në Drenas 01/10/2026 09:03 Presidenti i Torinos i del në mbrojtje Asllanit 01/10/2026 08:52 Vdes vogëlushi i familjes që u aksidentua tragjikisht derisa po kthehej në Gjermani nga Kosova