Pikat kryesore
- Policia e Kosovës thekson se këto e-maila nuk janë dokumente zyrtare, por përdoren për qëllime mashtruese dhe kriminale.
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se e-mailat që po qarkullojnë me tituj si “FTESË / ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, janë dokumente të falsifikuara, që nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Kosovës apo ndonjë institucion tjetër ligjor. Siç njofton vetë Policia, në këto e-maila pretendohet se ato janë lëshuar nga “stafi i lartë menaxhues i Policisë së Kosovës”, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovë, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik apo INTERPOL-i, me përmbajtje që kërcënon marrësit me arrestim të menjëhershëm dhe kërkon paraqitje brenda 24 orëve në “Departamentin e Krimit Kibernetik”. Policia e Kosovës thekson se këto e-maila nuk janë dokumente zyrtare, por përdoren për qëllime mashtruese dhe kriminale. Njoftim zyrtar lidhur me qarkullimin e e-mailave të rreme/false Policia e Kosovës (PK), përmes kësaj komunikate zyrtare, njofton opinionin publik lidhur me qarkullimin dhe shpërndarjen nëpër e-mail-e të ndryshme, të disa informacioneve jozyrtare (false/rreme), që kinse i përkasin Policisë së Kosovës dhe organizatave të ndryshme, informacione këto kinse janë lëshuar nga zyrtarë të lartë brenda Policisë së Kosovës dhe njëherit sqaron se: Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuara “FTESË/ARRESTIM I MENJËHERSHËM”, të lëshuara siç potencohen në e-mail nga stafi i lartë menaxhues i PK-së, Agjencia e Sigurisë Kibernetike në Kosovës, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), Policia Kombëtare e Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) etj., e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për siç ceket “Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamenti i krimit kibernetik”, NUK janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-mail-e/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara. Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-mail-eve/informacioneve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale. Policia e Kosovës njofton dhe njëherit fton qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla dhe kushdo që mund të pranojë ndonjë e-mail/dokument të tillë, ta adresojë në adresën zyrtare të PK-së [email protected] për trajtim dhe kompetencë të mëtejme. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 16:35 Policia e Mitrovicës së Jugut fushatë vetëdijesimi për sigurinë në trafik 10/28/2025 16:34 Cakolli: Nuk mund të thirret seancë e jashtëzakonshme për qeverinë pa dekretim të mandatarit 10/28/2025 16:29 Të enjten mblidhet Kryesia e Kuvendit për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut