Pikat kryesore
- Teksa ishte duke debatuar ashpër me Labinotin në dhomën e gjumit, Sasa duket se është ndjerë e provokuar lidhur me prejardhjen e familjarëve të saj.
- Në gjaknxehtësi e sipër, ajo jo vetëm që përmendi origjinën e gjyshes, por bëri një krahasim që po konsiderohet i rëndë dhe fyes.
Një debat me tone të larta dhe mjaft i tensionuar ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku banorja Sasa ka bërë një deklaratë të fortë dhe të papritur lidhur me origjinën e saj, duke shkaktuar menjëherë reagime. Teksa ishte duke debatuar ashpër me Labinotin në dhomën e gjumit, Sasa duket se është ndjerë e provokuar lidhur me prejardhjen e familjarëve të saj. Në gjaknxehtësi e sipër, ajo jo vetëm që përmendi origjinën e gjyshes, por bëri një krahasim që po konsiderohet i rëndë dhe fyes. Ajo iu drejtua banorit duke bërtitur: “Kush jam unë? Për çfarë po vjen? Që e kam pasur gjyshen serbe? Që t’i ka ‘palu’ 10 shqiptare? Turp duhet të të vijë ty!”