Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor,…

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor,…

Pikat kryesore

  • LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lushnjë, ku një 42-vjeçar është në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.
  • Menjëherë pas denoncimit, Policia në kërkim 42-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
  • Ndërkohë, gjatë kohës që 27-vjeçarja po jepte deklarimet në Komisariat, Policia arrestoi në flagrancë vëllain e saj, 32 vjeç.

LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lushnjë, ku një 42-vjeçar është në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor. Sipas Policisë, e reja është paraqitur në Komisariatin e Lushnjës së bashku me dy familjarë të saj dhe, në prani të një psikologu, ka kallëzuar se më 22 korrik 2026 është dhunuar seksualisht nga Saimir Meçani, 42 vjeç, banues në Lushnjë. Menjëherë pas denoncimit, Policia në kërkim 42-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Ndërkohë, gjatë kohës që 27-vjeçarja po jepte deklarimet në Komisariat, Policia arrestoi në flagrancë vëllain e saj, 32 vjeç. Ai dyshohet se, si akt hakmarrjeje, i ka vënë flakën automjetit të nënës së autorit të dyshuar. Autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e 42-vjeçarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! 114-vjetori i Kuvendit të Sinjës/ Mesazhi i Begajt: Të bashkuar ndërtojmë një Shqipëri më të fortë dhe të integruar në Evropë Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë “Stuhitë rikthehen të premten”, specialistja e IGJEUM: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë vendin

Lini një Përgjigje