Dyshimet për spiunazh: Piloti kroat lirohet nga paraburgimi, serbja e Kosovës ende nën…

Dyshimet për spiunazh: Piloti kroat lirohet nga paraburgimi, serbja e Kosovës ende nën…

Pikat kryesore

  • J.I, pilot i Forcave Ajrore kroate, është liruar nga paraburgimi derisa e dashura e tij Ana Murganiq, e cila është nga Kosova ndodhet ende nën arrest.
  • Kështu raporton gazeta kroate 24 sata, duke iu referuar burimeve nga Gjykata e Qarkut në Split.
  • Ndaj pilotit janë marrë masa shtesë, përfshirë ndalimin e kontaktit me njërin nga dëshmitarët që ende nuk është marrë në pyetje.

J.I, pilot i Forcave Ajrore kroate, është liruar nga paraburgimi derisa e dashura e tij Ana Murganiq, e cila është nga Kosova ndodhet ende nën arrest. Kështu raporton gazeta kroate 24 sata, duke iu referuar burimeve nga Gjykata e Qarkut në Split. Ndaj pilotit janë marrë masa shtesë, përfshirë ndalimin e kontaktit me njërin nga dëshmitarët që ende nuk është marrë në pyetje. J.I me të dashurën e tij ishin arrestuar si të dyshuar për spiunazh në favor të Serbisë. Hetuesit zbuluan komunikimet e tyre me politikanë serbë duke iu dhënë edhe informacione konfidenciale. Dyshohet se këto informacione piloti nga Spliti i kishte mbledhur gjatë shërbimit të tij në Kosovë në kuadër kontigjentit kroat të KFOR-it (HRVCON). Raportohet se e dyshuara A.M, merrte nga partneri të dhëna për lëvizjet e forcave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat më pas i përcillte drejtuesve të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka lidhje të ngushta me Beogradin. Deri tani janë identifikuar të paktën katër raste të publikimit të sekreteve ushtarake, mes tyre rasti i veprimeve të KFOR-it në Zubin Potok dhe ai i arrestimit të ish-policit kosovar Dejan Pantić në dhjetor 2022. Hetimi ka zbuluar gjithashtu se A.M. ka punuar më parë në misionet e EULEX-it dhe UNMIK-ut, ku ka pasur kontakte me gjyqtarë e prokurorë, disa prej të cilëve dyshohet se ka tentuar t’i shantazhojë. Ajo rezulton të ketë qenë e afërt edhe me përfaqësues të komunitetit serb dhe persona të përfshirë në iniciativat për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Sipas burimeve hetimore, shërbimet serbe të inteligjencës po përdorin pozitat e punës së serbëve në institucione ndërkombëtare në Kosovë për mbledhje informacioni dhe ndikim në proceset gjyqësore. ✅ Marrëveshje direkte me kompaninë ✅ Duke filluar nga 279.70 € kësti 10/27/2025 14:01 10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së/ Kraniqi: Një nga arritjet më të mëdha nën qeverisjen e LDK-së, sot qeveria ka dështuar ta zbatojë 10/27/2025 13:51 Trump: Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa 10/27/2025 13:50 Xhaferi: Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër

Lini një Përgjigje