Dyshimet për ndërhyrje ruse në GPS-in e avionit të Von der Leyen, Rutte: Po punojmë ditë e natë për t’i parandaluar NATO po punon “ditë e natë” për të parandaluar ndërhyrjet në sistemet e navigimit GPS dhe për të siguruar që raste të tilla të mos përsëriten, deklaroi të martën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, pas ndërhyrjes në avionin e Ursula von der Leyen.
Sipas Rutte, NATO i trajton “shumë seriozisht” ndërhyrjet në sinjalet GPS, duke theksuar rëndësinë e sigurisë ajrore dhe mbrojtjes kundër kërcënimeve hibride.
Një ditë më parë, të hënën, Bashkimi Evropian konfirmoi ndërhyrje në sinjalin e GPS gjatë një fluturimi në të cilin ndodhej Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Zyrtarë evropianë theksuan se “ autoritetet bullgare dyshojnë se ndërhyrja mund të ketë qenë e shkaktuar nga Rusia”.
Një zëdhënës i BE-së tha se incidenti do të forcojë “angazhimin e palëkundur të bllokut për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën” përballë agresionit rus.
Qeveria e Bullgarisë njoftoi se sinjali GPS u humb ndërsa avioni që transportonte Von der Leyen po i afrohej qytetit jugor të Plovdivit, duke detyruar kontrollorët e trafikut ajror të përdorin sisteme tokësore navigimi për të siguruar një ulje të sigurt.
Ngjarja u bë publike pas një raporti të Financial Times, ku thuhej se një “sulm rus përmes ndërhyrjeve” kishte çaktivizuar shërbimet GPS në një aeroport bullgar, duke detyruar pilotin e avionit që mbante Von der Leyen të ulte mjetin duke përdorur harta të printuara.
Një zëdhënës i BE-së konfirmoi se “avioni i Von der Leyen u ul në mënyrë të sigurt në destinacionin e planifikuar”, ndërsa theksoi se një hetim i plotë mbi incidentin është në zhvillim.
Kërkohej nga autoritetet gjermane, ndalohet 55-vjeçari serb në Morinë Më 7 shtator fillon regjistrimi dhe evidentimi i Votuesve me Nevoja të Veçanta, më 12 tetor do të votojnë përmes ekipeve mobile OBSH jep alarmin: Mbi 1 miliard njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK e ngriti çështjen e votimit të Hashim Thaçit dhe të paraburgosurve tjerë në Hagë, VV s’mori pjesë në diskutim Dyshimet për ndërhyrje ruse në GPS-in e avionit të Von der Leyen, Rutte: Po punojmë ditë e natë për t’i parandaluar Rritet niveli i manganit në Badoc, Mjeku: Uji nuk është i pijshëm