Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror

Pikat kryesore

  • Teksa 9 herë kampionët e vendit tonë nga pretendentët numër një për titullin kampion para pak javësh, tashmë e kanë “lëshuar” këtë pozicion.
  • Duke qenë tashmë në ndjekje të kundërshtarëve direktë si Elbasani dhe Egnatia, të cilët kanë rikuperuar shumë e po ashtu parakaluar kuqeblutë në garën për vendet e para të renditjes.
  • Kjo situatë e krijuar në këtë fundviti për kuqeblutë, duket se ka futur totalisht në presion shkodranët.

Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror Pesë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat, ku te Vllaznia janë grumbulluar vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme, kanë konfirmuar krizën që po kalojnë shkodranët në këtë periudhë të edicionit. Teksa 9 herë kampionët e vendit tonë nga pretendentët numër një për titullin kampion para pak javësh, tashmë e kanë “lëshuar” këtë pozicion. Duke qenë tashmë në ndjekje të kundërshtarëve direktë si Elbasani dhe Egnatia, të cilët kanë rikuperuar shumë e po ashtu parakaluar kuqeblutë në garën për vendet e para të renditjes. Kjo situatë e krijuar në këtë fundviti për kuqeblutë, duket se ka futur totalisht në presion shkodranët. Të cilët tashmë kanë si detyrim të fitojnë dy ndeshjet e fundit që mbyllin edhe vitin 2025 për kuqeblutë. Ku si fillim do jetë Tirana kundërshtar në këtë fundjavë në kuadër të javës së 17-të të edicionit e ndërsa mesjavën që vjen, Vllaznia do të presë në Shkodër, Flamurtarin, për të mbyllur llogaritë për gjysmën e parë të sezonit 2025-26 të Superiores. Dy takime ku për Vllazninë vlejnë vetëm 6 pikë dhe asgjë tjetër, kjo duke parë se përballë janë dy ekipet që mbyllin edhe klasifikimin e kampionatit. Dhe në këtë situatë ku shkodranët ndodhen edhe nën presionin e rezultatit, asgjë nuk është e garantuar, pavarësisht se objektivi është një dhe i qartë, marrja e 6 pikëve në dy ndeshjet e fundit. Kjo për të kthyer qetësinë e po ashtu kthyer kuqeblutë në rrugën e duhur në kampionat. Ku edhe pushimi dimëror duket se po vjen në momentin e duhur për skuadrën e Edi Martinit. Kështu ishte fillimisht Teuta, e cila ishte skuadra e parë që arriti t’i merrte pikë Vllaznisë në shtëpi këtë sezon. Me durrsakët që triumfuan 0-1 në javën e 13-të të Superiores, falë një goli të Beshirajt, duke i shkaktuar 9 herë kampionëve të vendit humbjen e parë këtë sezon në Shkodër. Por, ishte edhe Bylisi në javën e 16-të të kampionatit që arriti po ashtu të merrte pikë në Shkodër. Kjo me ballshiotët që morën një pikë plot vlera me rezultatin 1-1 ndaj Vllaznisë, në këtë mënyrë duke mos i lejuar kuqeblutë të rikthehen në rrugën e fitoreve në kampionat. Pavarësisht se në letër ndaj mallakastriotëve ishin dukshëm favorit në letër, kjo edhe për faktin se dueli luhej në Shkodër. Pra, 2 ndeshje radhazi për kuqeblutë në shtëpi, të cilët nga 6 pikë të mundshme kanë arritur të marrin vetëm një të tillë. Duke humbur shumë në garën për vendin e parë në Superiore, ku tashmë Elbasani dhe Egnatia janë shkëputur ndaj skuadrës së drejtuar nga Martini. Për të llogaritur ndoshta edhe ndeshjen me Vorën, e cila pavarësisht se Vllaznia konsiderohej si udhëtuese, dueli u zhvillua në Shkodër. Ku edhe në atë duel, Vllaznia pavarësisht se luajti në “Loro Boriçi” nuk shkoi më larg se barazimi 0- 0 ndaj debutuesve të Superiores. Një formë aspak pozitive kjo e Vllaznisë, që në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke shënuar 2 gola e pësuar po ashtu dy të tillë. Ku skuadra me këto statistika duket si një ekip që pretendon për të mos u rrëzuar nga Superiorja dhe jo një skuadër që ka si qëllim fitimin e titullit kampion. Ku edhe pika më e fortë e kuqebluve, që deri tani ishin ndeshjet në shtëpi, duket se ka “rënë”. Me kuqeblutë që duhet të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur vetveten, për të dalë nga kjo situatë aspak e favorshme në të cilën ndodhen 9 herë kampionët e vendit tonë. loading…

Lini një Përgjigje