Pikat kryesore
- Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pas dy konflikteve të ndodhura për motive të dobëta në zonat e Kamzës dhe Kombinatit.
- Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr.
- Ata dyshohen se, gjatë një konflikti të ndodhur në fshatin Zall-Herr, kanë goditur me grushte dy shtetas.
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pas dy konflikteve të ndodhura për motive të dobëta në zonat e Kamzës dhe Kombinatit. Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 20 vjeç, dhe O. E., 21 vjeç. Ata dyshohen se, gjatë një konflikti të ndodhur në fshatin Zall-Herr, kanë goditur me grushte dy shtetas. Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Në një rast tjetër, specialistët e Komisariatit Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 37 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti në rrugën “Thoma Goxha”, në zonën e Kombinatit, ka goditur fizikisht dy shtetas, duke u shkaktuar dëmtime. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka në kërkim edhe shtetasin K. L., 33 vjeç, i dyshuar si pjesëmarrës në konflikt. Pamjet e përplasjes janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Prag Argjentinë-Zvicër/ Argjentina, në “këmbët” e Messi Apeli lë në fuqi konfiskimin, 22 pasuri të Gramoz Totos kalojnë në favor të shtetit Apple padit OpenAI, e akuzon për përvetësim të sekreteve tregtare