Pikat kryesore
- Moti i keq ka paralizuar Shqipërinë prej disa ditësh, jo vetëm me temperatura ekstrem, por edhe me reshje e stuhi shiu, dëbore dhe pasoja të rënda në përmbytje masive e katastrofë natyrore.
- Uji vijon të diktojë pushtetin e tij, kurse shoferët duhet të jenë të kujdesshëm se mos bien nëpër gropa apo pusetat e hapura.
- Prej tre ditësh, uji qëndron në rrugë dhe lagje, deri brenda banesave.
Moti i keq ka paralizuar Shqipërinë prej disa ditësh, jo vetëm me temperatura ekstrem, por edhe me reshje e stuhi shiu, dëbore dhe pasoja të rënda në përmbytje masive e katastrofë natyrore. Më i prekur është qyteti i Durrësit, i cili prej tre ditësh është shndërruar si Venecia, me rrugët që notojnë në ujë dhe ky i fundit që ka shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale, ekonomike, por edhe infrastrukturore. Këto janë pamjet që vijnë nga “Unaza e plazhit” në Durrës. Uji vijon të diktojë pushtetin e tij, kurse shoferët duhet të jenë të kujdesshëm se mos bien nëpër gropa apo pusetat e hapura. Prej tre ditësh, uji qëndron në rrugë dhe lagje, deri brenda banesave. Thellësia shkon deri në 40 centimetra, mjaftueshëm sa për të shkaktuar dëme. Ky segment lidh jugun e vendit, me autostradën Durrës-Tiranë dhe është nyje shumë e rëndësishme e transportit rrugor publik dhe shumë i frekuentuar nga drejtuesit e mjeteve. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/08/2026 16:54 Përmbytjet në Shqipëri, Begaj: Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka 01/08/2026 16:48 Edhe shtëpia e kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, dhe e vëllait të tij përfshihen nga vërshimet 01/08/2026 16:46 Komuna e Prishtinës njofton për pastrimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve