Durmishi: Pas reshjeve të shiut ka filluar edhe bora, ekipet tona janë të angazhuara në…

Durmishi: Pas reshjeve të shiut ka filluar edhe bora, ekipet tona janë të angazhuara në…

Pikat kryesore

  • Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji, rrëshqitje dheu dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit.
  • Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi.
  • Sipas tij, institucionet përgjegjëse kanë reaguar menjëherë duke angazhuar të gjitha kapacitetet për të larguar pengesat dhe për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë.

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë shkaktuar grumbullim uji, rrëshqitje dheu dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit. Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi. Sipas tij, institucionet përgjegjëse kanë reaguar menjëherë duke angazhuar të gjitha kapacitetet për të larguar pengesat dhe për të siguruar qarkullim sa më normal në rrugë. Durmishi theksoi se gjatë natës priten temperatura nën zero dhe për këtë arsye ekipet janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në komepetencën e tyre. “Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.Pas reshjeve të shiut kanë filluar reshjet e borës dhe temperaturat gjatë natës pritet të jenë nën zero, çka mund të shkaktojë ngrica në rrugë.Ekipet tona janë të angazhuara në pastrimin e të gjitha rrugëve që janë në kompetencën tonë. Po ashtu, shprehim gatishmëri të plotë për të ndihmuar edhe institucionet lokale, kudo që paraqitet nevoja” shkruan Durmishi raporton “Gazeta Blic”. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/10/2026 21:02 13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat 01/10/2026 20:59 Mbi 13 mijë hektarë tokë e përmbytur dhe 1.587 banesa nën ujë në Shqipëri 01/10/2026 20:35 Nis depërtimi i masave të ftohta ajrore me origjinë polare, reshje bore gati në gjithë Kosovën

Lini një Përgjigje