Dua Lipa flet për herë të parë për protestat Këngëtarja shqiptare me famë botërore

Dua Lipa flet për herë të parë për protestat Këngëtarja shqiptare me famë botërore

Pikat kryesore

  • Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit.
  • Dua Lipa u ndal konkretisht te hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, duke vënë theksin te rëndësia e transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendime me impakt të madh mjedisor.
  • “Ne nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisa pa folur pak për Shqipërinë sot.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar për herë të parë çështjen e Zvërnecit. Në një bisedë të hapur në podkastin e saj “service95bookclub” me shkrimtaren dhe akademiken e njohur Lea Ypi, artistja ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për mënyrën se si po trajtohet mjedisi dhe vendimmarrja politike në vend. Dua Lipa u ndal konkretisht te hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, duke vënë theksin te rëndësia e transparencës dhe përfshirjes qytetare në vendime me impakt të madh mjedisor. “Ne nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisa pa folur pak për Shqipërinë sot. Për mua është shqetësuese principi që qeveria thjesht ndryshon ligjin për të hequr mbrojtjen mjedisore pa një konsultim publik”, u shpreh Dua Lipa. Së bashku me shkrimtaren Lea Ypi, ato flasin për realitetin e ndryshimeve politik dhe frymëzimin që marrin nga protestat që po zhvillohen në Shqipëri pikërisht tani. Podkasti i plotë do të publikohet të martën e ardhshme.

Lini një Përgjigje