Droni rus që goditi Rumaninë, shefi i Mbrojtjes: Nuk patëm mundësi reale ta…

Droni rus që goditi Rumaninë, shefi i Mbrojtjes: Nuk patëm mundësi reale ta…

Pikat kryesore

  • Gjenerali Gheorghe Maxim dha detaje për dronin rus që goditi një pallat banimi në Rumani, duke lënë dy të plagosur.
  • Shefi i Mbrojtjes në Bukuresht theksoi se nuk pati mundësi reale për neutralizimin në mënyrë të sigurt të dronit, por shtoi se situata është nën kontroll.
  • “Droni që shkaktoi incidentin në Galati u zbulua në orën 01:46, 19 kilometra në lindje të Reni-t.

Gjenerali Gheorghe Maxim dha detaje për dronin rus që goditi një pallat banimi në Rumani, duke lënë dy të plagosur. Shefi i Mbrojtjes në Bukuresht theksoi se nuk pati mundësi reale për neutralizimin në mënyrë të sigurt të dronit, por shtoi se situata është nën kontroll. “Droni që shkaktoi incidentin në Galati u zbulua në orën 01:46, 19 kilometra në lindje të Reni-t. Ai hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë në orën 01:52 dhe humbi nga radarët në 01:56, pasi kishte përshkuar rreth 10 kilometra brenda hapësirës ajrore kombëtare. Të gjitha të dhënat e disponueshme janë analizuar për të përcaktuar saktësisht rrjedhën e ngjarjeve dhe rezultoi se nuk kishte mundësi reale për ta neutralizuar në mënyrë të sigurt. Dua ta bëj shumë të qartë se situata është nën kontroll. Ne nuk po përballemi me një sulm ndaj Rumanisë. Fatkeqësisht, siç e përmenda në fillim të deklaratës sime, dy persona u lënduan. Për fat të mirë, plagët e tyre ishin sipërfaqësore. Megjithatë, ata u dërguan në spital për ekzaminime të mëtejshme mjekësore. Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë patën nevojë për ndihmë mjekësore në vendngjarje, jo për shkak të lëndimeve, por si pasojë e sulmeve të panikut”, tha ai.

Lini një Përgjigje